Englantina Mersini

Email: englantinamersini@yahoo.com

Modaliteti: Terapia Kognitive-Sjelljes / Skema Terapi / Analizë në grup

Gjuha e huaj: Anglisht/Italisht/Gjermanisht

 

Ajo ka studiuar Mësuesi në Universitetin e Elbasanit dhe më tej është diplomuar në “Psikologji, Edukim dhe Organizim” në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Më pas, ndoqi studimet e nivelit master cikli i dytë në “Këshillim Psikologjik” në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT.
Gjithashtu, ka përfunduar një specializim intensiv për psikoterapi për fëmijë dhe adoleshentë, i njohur nga Universiteti i Hamburg-Eppendorf. Rreth 16 vjet (në vazhdim) Eglantina ka punuar si psikologe në Sektorin e Kujdesit Psiko-Social/Bashkia Tiranë, dhe është një nga specialistët e parë të fëmijërisë së hershme në këtë sektor.
Ajo ka pasur disa përvoja si lektore në universitete publike dhe jopublike, si dhe është bashkëautore e programeve të ndryshme arsimore, si dhe manualeve të prindërimit për fëmijërinë e hershme.
Englantina është pjesë e gjeneratës së parë të profesionistëve që kanë përfunduar trajnimin për Psikoterapi Kognitive – Sjelljes nga ITA (Shoqata e Israelit CBT), në procesin e njohjes nga shoqata europiane EABCT.
Po kështu, në vitin 2020 përfundoi kualifikimin si terapiste individuale e Skema Terapisë, njohur nga ISST, SH.B.A.
Ajo është pjesë e grupit të parë të studentëve në trajnim për programin e kualifikimit si analiste grupi ofruar nga Instituti i Analizës së Grupit, Londër, në modalitetin Psikoterapi Grupanalitike nën supervizim.