Olta Tuholi

Email: oltatuholi@gmail.com

Modaliteti: Psikanalizë/Grup Analizë

Gjuha: Shqip/Anglisht/Italisht/Gjermanisht

Olta është një psikanaliste nën supervizim në Universitetin Sigmund Freud në Vienë, Austri. Ajo ka një diplomë në psikologji nga Empire State College NY, Tiranë, dhe një edukim tjetër në Shkrim Kreativ dhe Storytelling nga shkolla e artit Mohole në Milano, Itali. Fillimet e punës së saj si psikoterapiste datojnë nga viti 2012 në klinikën universitare Sigmund Freud Ambulanz ndjekur nga praktika private në Tiranë. Olta mban pozicionin e nënkryetares së shoqatës Shqiptare të Grup Analizës, ku ka qënë e përfshirë që nga fillimet e implementimit të këtij modaliteti në Shqipëri. Ajo ka përfunduar dy vite të kualifikimit në analizën e grupit nga IGA dhe ka qënë pjesë e grupit kordinues të progamit për periudhën 2016 – 2020.

Praktika klinike dhe kërkimi i vazhdueshëm në fushën e shëndetit mendor i kanë dhënë asaj eksperiencë në punën me individë të cilët përjetojnë ankth dhe depresion, probleme adaptimi, çrregullimet e të ngrënit dhe adiksionin.

Aktualisht Olta jeton në Milano, Itali, ku përveç angazhimit me projekte mbi shëndetin mendor, ajo implementon metodën e storytelling në terapi, duke besuar në fuqinë e kësaj teknike inovative në trajtimin dhe çlirimin e shqetësimeve emocionale dhe katarsis tek pacientët.

Olta është anëtare e Shoqërisë Ndërkombëtare Grup Analitike (GASi), Londër, Mbretëria e Bashkuar, dhe anëtare e Qëndrës Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike (ACPPS).