Rreth Nesh

Shoqata “Analiza e Grupit në Shqipëri”, (AGSH) është themeluar në Prill 2016. Që prej vitit 2016, AGSH është anëtare e Rrjetit Evropian të Instituteve të Trajnimit në Analizën e Grupit (EGATIN) Qëllimi i shoqatës “Analiza e Grupit në Shqipëri” është promovimi dhe zhvillimi i disiplinës dhe praktikës së Analizës së Grupit, si dhe kualifikimin në analizën e grupit në Shqipëri, nëpërmjet:


a. Udhëheqjes dhe koordinimit të programit të kualifikimit në Analizën e Grupit në Shqipëri.


b. Sigurimit të standardeve të kualifikimit dhe praktikës së psikoterapisë grup analitike sipas Standarteve të Rrjetit Evropian të Institucioneve të Trainimit në Analizën e Grupit (European Group Analytic Training Institutes Network – EGATIN).


Këshilli Drejtues i Shoqatës AGSH është organi drejtues i AGSH-së, dhe përbëhet nga:


Anxhela Gramo, kryetare

Olta Tuholi, nënkryetare

Ermira Hila, sekretare e përgjithshme

Arela Carku, koordinatore për anëtarësinë

Mirela Bregu, përgjegjëse për thesarin

Komisioni i Etikës


Anëtarë Nderi, AGSH


Z. Robert Harris M. Inst GA London

Zj. Sue Einhorn, M. Inst GA London, kryetare e komitetit shkencor pranë GASI (Shoqata Ndërkombëtare Grup Analitike)

?>

Diploma ne Analizen e Grupit

Niveli i parë: Fundjava prezantuese me Analizën e Grupit

Continue Reading

Niveli i dytë: Programi 1 vjecar në Analizën e Grupit

Continue Reading

Niveli i tretë: Programi 4 vjecar klinik kualifikues në Analizën e Grupit

Continue Reading

Eksperiencat Grup-Analitike në Tiranë

  • “Eksperienca në analizën e grupit më ka shërbyer për të vendosur cdo njeri që has në përditshmerinë time në vendin që i takon, si edhe të menaxhoj emocionet e mia në marrëdhënie me të tjerët dhe të mos kem frikë të jem unë. Ne jemi produkt i njerëzve që janë pjesë e jetës sonë; gjithsesi e kemi në dorë të zgjedhim llojin e produktit që do jemi, e për këtë duhet të shikojmë me lente të qarta. Në fakt, unë jam akoma duke pastruar të miat…por e lumtur që e di se kane nevojë të pastrohen.”

    Arba Gramo
  • “Prej gati dy vitesh më është dhënë mundësia që të njihem nga afër me efektet dhe ndikimin që familja, shoqëria, e shkuara dhe e tashmja si dhe kultura jonë e përbashkët, kanë lënë “gjurmë” në personalitetin tim. Njohja e vetes dhe tjetrit nëpërmjet terapisë në grup është një praktikë e domosdoshme drejt vendosjes së një balance të mirë psikofiziologjike, përmirësimin e marrëdhënieve më të tjerët dhe veten, si dhe integrimit në shoqëri. Ndihem e privilegjuar që më jepet mundësia të thelloj njohuritë e mia dhe aftësitë klinike duke marrë pjesë në Kursin Bazë në Analizën e Grupit, nën supervizimin dhe drejtimin e Bob Harries dhe Val Parker të Institutit të Analizës së Grupit në Mbretërinë e Bashkuar.”

    Andia Meksi
  • “My first encounter with group analysis was through an activity of the GAA (AGSH), which I joined out of curiosity. Psychoanalysis is not my background; I am trained as a linguist and philosopher. Although philosophy and linguistics can deal with how individuals think and speak together in groups, they offer remarkably little insight on what motivates groups and how they behave, what drives and inhibits them.

    A desire to understand how groups work brought me to join the Foundation Course in Group-Analytic Psychotherapy offered by the GAA under the guidance of The Institute of Group Analysis in the UK.”

    Vincent Van Gerven Oei