Cfarë është psikanaliza e grupit?

Themeluar nga S.H. Foulkes (1940), analiza e grupit është një modalitet i psikoterapisë analitike të grupit, rrënjët e së cilës gjenden në psikanalizë dhe në shkencat sociale. Sipas analizës së grupit, ndryshimet e thella dhe të qëndrueshme të një individi mund të ndodhin brenda një grupi të formuar në mënyrë të kujdesshme, ku anëtarët reflektojnë normat e një shoqërie.

Diploma ne Analizen e Grupit

Niveli i parë: Fundjava prezantuese me Analizën e Grupit

Zbulo me shume

Niveli i dytë: Programi 1 vjecar në Analizën e Grupit

Zbulo me shume

Niveli i tretë: Programi 4 vjecar klinik kualifikues në Analizën e Grupit

Zbulo me shume

Psikoterapi analitike në grup drejtuar nga analistë grupi nga Mbretëria e Bashkuar.

Zbulo me shume

Eksperiencat Grup-Analitike në Tiranë

  • “Eksperienca në analizën e grupit më ka shërbyer për të vendosur cdo njeri që has në përditshmerinë time në vendin që i takon, si edhe të menaxhoj emocionet e mia në marrëdhënie me të tjerët dhe të mos kem frikë të jem unë. Ne jemi produkt i njerëzve që janë pjesë e jetës sonë; gjithsesi e kemi në dorë të zgjedhim llojin e produktit që do jemi, e për këtë duhet të shikojmë me lente të qarta. Në fakt, unë jam akoma duke pastruar të miat…por e lumtur që e di se kane nevojë të pastrohen.”

    Arba Gramo
  • “Prej gati dy vitesh më është dhënë mundësia që të njihem nga afër me efektet dhe ndikimin që familja, shoqëria, e shkuara dhe e tashmja si dhe kultura jonë e përbashkët, kanë lënë “gjurmë” në personalitetin tim. Njohja e vetes dhe tjetrit nëpërmjet terapisë në grup është një praktikë e domosdoshme drejt vendosjes së një balance të mirë psikofiziologjike, përmirësimin e marrëdhënieve më të tjerët dhe veten, si dhe integrimit në shoqëri. Ndihem e privilegjuar që më jepet mundësia të thelloj njohuritë e mia dhe aftësitë klinike duke marrë pjesë në Kursin Bazë në Analizën e Grupit, nën supervizimin dhe drejtimin e Bob Harries dhe Val Parker të Institutit të Analizës së Grupit në Mbretërinë e Bashkuar.”

    Andia Meksi
  • “My first encounter with group analysis was through an activity of the GAA (AGSH), which I joined out of curiosity. Psychoanalysis is not my background; I am trained as a linguist and philosopher. Although philosophy and linguistics can deal with how individuals think and speak together in groups, they offer remarkably little insight on what motivates groups and how they behave, what drives and inhibits them.

    A desire to understand how groups work brought me to join the Foundation Course in Group-Analytic Psychotherapy offered by the GAA under the guidance of The Institute of Group Analysis in the UK.”

    Vincent Van Gerven Oei
  • Të ndihesh i mbështetur, i mbajtur, i kuptuar dhe të kesh një vend të sigurtë ku të mund të çosh atje gjithë frikën e asgjësimit, terrorin e këtyre ditëve të vështira, është një shans më shumë unik sesa i rrallë. Të gjithë jemi në të njëjtën barkë, të penguar e të frikësuar para hijes së vdekjes, e megjithatë përsëri mund të jemi së bashku në hapësirën virtuale dhe të ndajmë mendimet dhe emocionet tona.

    Mirënjohja e thellë shkon për analistët e grupit të IGA Institute of Group Analysis in London, dhe të GASI Group Analytic Society International, që mundësuan, mbajtën, përcollën me kaq profesionalizëm një hapësirë të tillë për shumë nga ne të shpërndarë në botë dhe të ngecur në hapësirën fizike. Nevoja bëhet virtyt dhe virtualiteti bëhet virtuoz. Një falenderim të veçantë shkon për Bob Harris për seriozitetin dhe korrektësinë e tij profesionale dhe morale në këtë angazhim, mbi të gjitha për sensibilitetin dhe humanizmin e punës së tij.

    Ermira Hila
  • At the beginning of this journey, I had these sentences in my mind “Knowing myself is the most difficult process in a human life. I want to know how I can integrate and communicate with the other people in groups.” During the first two years in experiential groupanalytic groups, I have found myself feeling the difficulty to get into new relations confronted with my urge to speak. Later on, the challenge became intense but the experience was great because it assisted me to identify interpretations from previous groups and use them in the present. During last year of group experiences, it has been very satisfying for me to observe the development of the changes in me. Furthermore, the experience as a group facilitator of the community group is another unique experience. It is wonderful to experience myself as a reflecting person and as a practitioner. Thank you Group Analysis in Albania. So, happy to having this journey with you!

    Eglantina Mersini