Me rastin e Ditës Botërore të Shendetit Mendor, 10 Tetor 2017, Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike, Shoqata ‘Analiza e Grupit në Shqipëri” në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, organizuan një aktivitet ndërgjegjësues mbi shëndetin mendor dhe përdorimin e substancave. Mungesa e të dhënave mbi prevalencën e problemeve të shëndetit mendor në Shqipëri, ndjenjat e turpit dhe të fajit rrënjosur në shoqërinë shqiptare, e bëjnë të vështirë kuptimin e vuajtjes lidhur me shëndetin mendor.
Ky event mblodhi në një bisedë profesionistë, nxënës, studentë, prindër, lektorë për të nxitur komunikimin për cështje të cilat nuk fliten lehtësisht.
Rreth 70 pjesëmarrës ishin të pranishëm. Sipas tyre, tema ishte kritike por diskutimi shume i vlefshëm.