Arilda Dushaj

Email: arildadushaj@hotmail.com

Modaliteti: Grup analizë 

Gjuha: Shqip/ Anglisht/ Frëngjisht

 

Arilda Dushaj është diplomuar në degën e Psikologjisë Klinike, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në kuadër të zhvillimit të saj akademik, ka realizuar disa praktika profesionale në shërbimin e Neurologjisë dhe Psikiatrisë pranë QSUT, si dhe në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor, nr.1.
Aktualisht, ofron shërbime psikoterapeutike individuale dhe grupi (të supervizuar) në praktikën e saj private. Që prej vitit 2017 është anëtare e Shoqatës së Analizës së Grupit në Shqipëri, ku dhe ndjek programin e kualifikimit në analizë grupi ofruar nga Instituti i Analizës së Grupit, Londër (IGA).
Me eksperiencë si psikologe klinike në fushën e kujdesit për fëmijë dhe të rinjve, është përfshirë në grupet e punës për hartimin, ideimin dhe implementimin e disa programeve edukative dhe zhvillimore për këtë target grup. Eksperiencë, të cilën e aplikon dhe në përfshrjen e saj si trajnere në Qendra të ndryshme Edukative.
Gjithashu, Arilda është koordinatore për Anëtarësinë pranë AGSH, anëtare e Shoqërisë Ndërkombëtare Grup Analitike (GASI), si dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.