Kurthi i shoqërisë – MSc. Arela Çarku

Ne jemi të huaj ndaj vetvetes, ne që arrijmë të njohim gjithçka, nuk njohim vetveten, dhe kjo ka një shkak të rëndësishëm. Ne biem në kurth. Në kurthin e gjykimit dhe përgjithësimit !

Shoqëria e ditëve të sotme po orientohet gjithnjë e më shumë drejt pavarsisë personale. Synon largimin e parimit kolektiv dhe po përpiqet të zhvillohet brenda potencialeve vetjake. Mirëpo, çdo hap personal shoqërohet nga hapat e shumta të hijeve shoqërore, dhe çdo vendim i zbatuar pasohet nga gjykimet ndërshoqërore (familja, fisi, lagja dhe me shumë mundësi edhe nga persona që nuk të njohin aspak). Ti komentohesh, unë komentohem dhe bashkarisht pohojmë me indiferentizëm që : “ Nuk ka rëndësi së çfarë mendojnë të tjerët për mua”!

Sa më pëlqen ky pohim. Më pëlqen toni me të cilin shqiptohet, më tërheq mimika e cila e shoqëron dhe mbi të gjitha më kënaq postura plot vetbesim që shfaqet. Por tek ky pohim, të gjithë ne harrojmë të lexojmë atë që ndjehet. Mua më pëlqen ta përkufizoj si gjuha e harruar. E quaj të tillë sepse të gjithë ne harrojmë të pyesim apo të shprehim sesi ndihemi kur na komentojnë, sesi ai koment mund të ketë ndikuar në ndjenjat tona, në imazhin tonë për veten apo edhe në vetëvlerësimin tonë.

Kështu postura, mimika, toni dhe mundësisht edhe buzëqeshja me indiferentizëm shpërthejnë haptazi duke thënë “Mjaft”. Në të njejtën kohë kërkojnë edhe të kuptojnë “ Përse”. Pikërisht këtu biem në kurthin e përemrin pronor (Ne). Ky përemer na bashkon dhe na grupon në kategorinë e të komentuarve, si për mirë ashtu edhe për keq. Na etiketon dhe na kategorizon. Mirëpo, si qënie egoiste ne synojmë ti shpëtojmë këtij fenomeni (sidomos kur gjykimi është për keq) dhe kështu bashkohemi me grupet në të cilat besojmë se i përkasim dhe luftojmë për të mbajtur të fortë imazhin tonë për veten. Sepse për ne është bëre e zakonshme ta perceptojmë veten tonë me sytë e njerëzve që na rrethojnë. Kështu, duke dashur t’i shpëtojmë gjykimeve ne luftojmë për ndryshimin e gjykimit. Mendojmë se po ndryshojmë, por në fakt biem në kurthin e shoqërisë. Ne bëhemi ata dhe ata bëhen ne.

Më lejoni të përdor veten si shembull dhe të ju them se nga një shpirt rebel u shndërrova në një patriote të rregullave sociale. Energjia ime, dëshira për eksplorim, nevoja për adrenalinë u gjykuan dhe komentuan nën termin popullor “ Çapkëne ”. Indiferentizmi im nuk mundi t’i rezistonte pyetjeve të tilla si Përse të më gjykojnë? Çfarë kam unë? Kështu, sjellja ime u orientua drej vërtetimit se ata e kishin gabim dhe fytyra më buzëqeshte teksa mendoja: “ Le të më komentojnë tani po ia mbajti”.

Mirëpo, ndaj kujt po fitoja unë? Ndaj askujt. Në fakt po humbisja dhe pranoj që humba shumë. Humba spontanitetin, zëvendësova kuriozitetin me frustrimin, mërzia zuri më shumë vend se gëzimi dhe nervat dolën jashtë kontrollit. Treni i acarimit doli nga shinat dhe jeta e përditshme u kthye në stres. Stresi të rraskapit dhe vetëm atëherë kuptova që mbi të gjitha unë humba një pjesë të vetes. A ia vlen kjo gjë?

Unë kam nevoj të njoh veten. Kështu unë nuk e njoh dot veten, madje dëmtohem. Ashtu si unë, dëmtohesh edhe ti. Sepse sikurse unë rash në kurthin e përemrit pronor “Ne” mund të biesh edhe ti duke u shkrirë dhe bërë një me shoqërinë. Mund të zgjedhësh dhe të izolohesh apo dhe t’i kundërvihesh, por më beso sërisht je në kurth. Ne nuk mund të luftojmë në këtë mënyrë me shoqërinë sepse ne jemi terësia. Jeta është një dukuri e tërë, bashkësi e pandashme dhe ne s’mund të jemi ndryshe.

Le të mësojmë të dëgjojmë njeri-tjetrin. Të flasim, kuptojmë dhe pranojmë nevojat tona. Ta njohim forcën tonë dhe të mos e përdorim atë si burim shkatarrues, por si fuqizues. Mendja e shëndoshë nuk kërkon vetëm një trup të shëndoshë, por edhe një funksionim të mirë shoqëror.

Pranoni vetveten dhe provoni të vishni këpucët e njëri-tjetrit. Mund të jetë shumë më e lehtë të dëgjosh sesa të gjykosh !

MSc.Arela Çarku

Psikologe Klinike

Psikoanaliste Grupi

Sekretare e Përgjithshme-Analiza e Grupit në Shqipëri

“Më ndihmo pa më ndryshuar” – Dr. Anxhela Gramo, psikoterapiste

Takimet, ose seancat e para të psikoterapisë janë përgjithësisht të parehatshme për atë që vjen të marrë ndihmë. Pavarësisht informacionit mbi psikoterapinë, kush vjen për herë të parë në terapi, nuk e ka patur të lehtë marrjen e vendimit. Dikush vendos menjëherë, dikush edhe pse e peshon gjatë dilemën ‘të shkoj apo të mos shkoj’, humbet aty; dikush, vendos shpejt por heziton të marrë telefonin e të kontaktojë psikoterapistin. Dikush zgjedh t’i dorezohet frikës prej ndryshimeve që sjell terapia. Nuk është e lehtë të flasësh me një të huaj për shqetësime personale, e as për dhimbjen që ndihet së brendshmi. Kështu, shumë prej nesh zgjedhin të heshtin para vuajtjes që me kalimin e viteve shndërrohet në një pjesë të vetes pa të cilën nuk jetohet dot. Pa dashur ta kufizojmë kuptimin e pjesëve që përplasen brenda nesh, ato të cilat mundohen së tepërmi gjatë këtij procesi, janë pjesa që vuan por hesht, dhe ajo që flet për të maskuar tjetrën. Vuajtja shpirtërore e përditshme shpeshherë perceptohet si një realitet që shpërfaqet me rritjen tonë, i cili duhet pranuar pavarësisht kostove personale. ‘Kështu e ka jeta, duhet të pranojmë realitetin e të ecim përpara sepse jeta vazhdon.’ Ky është ngushëllimi tipik që vjen prej atyre që na rrethojnë dhe na bëhen të afërt me më ‘të mirën’ që ata kanë mundur të bëjnë për veten gjatë jetës së tyre. Po cili është realiteti? Ai që të tjeret shohin tek ne me lentet e tyre, ai që ndjejmë por nuk kuptojmë; apo, ai që ndjejmë, kuptojmë dhe e shmangim? ‘Nuk mbaj mend kur kam qenë e nëse kam qenë ndonjëherë ndryshe. E pse u dashka të ndryshoj?’ E gjitha kjo është një luftë mendimesh, ku zor të kuptohet cilat janë të tuat, të të tjerëve që kujdesen për ty apo të atyre që presin të mos zhgenjehen prej teje. ‘ Presioni i jashtëm në të mirë e në të keq, shpeshherë nuk na lë hapësirë të ndalojmë e të pyesim veten ‘Pse zgjedhim të bëjmë ato që bëjmë gjatë jetës? Pse zgjedhim të riciklojmë trauma të së shkuarës në të tashmen? Pse kycemi emocionalisht dhe vetëm ankohemi që gjërat nuk na ecin prej kohësh, që marrëdheniet ngecin, e që nuk arrijmë të shijojmë asgjë.”

Kujt tjetër veç nesh mund t’i bëjnë sens përjetimet tona? Nuk mjafton të numërosh ‘netët pa gjumë, krizat e panikut, mungesat në punë, episodet e humorit të paqëndrueshëm’ që të shqetësohesh për veten. Mënyra si ndihemi në situata të reja apo të vjetra, me miq të vjetër e të rinj, me kolegët tanë në punë, me fëmijët, apo familjarë tanët, nuk na tradhëton asnjëherë, përkundrazi është ajo që na sinjalizon për dicka që nuk shkon. E nëse ne, përpiqemi të kuptojmë cdo ditë nga pak, prej asaj që na frenon dhe kufizon lirinë tonë, mund t’ia arrijmë të shmangim situata ekstreme të shëndetit tonë mendor. Kështu, shterimi i energjisë, apo humbja e dëshirës për të nisur një ditë të re edhe pse ia kemi dalë t’i mpijmë e kurojmë dhimbjet duke perdorur në mënyrë impulsive substancat narkotike të cilat kthehen në të vetmet mekanizma ‘kontrolli’ mbi atë që dhemb dhe zbeh cdo ditë fuqinë tonë mbi veten dhe botën përreth, mund të jenë shembuj që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, e jo vetëm psikoterapeutike.

Psikoterapia shërben për të gjetur kuptim dhe përgjigjje për shumë pyetje. Ndodh që vetëm mendimi që do të takosh një doktor të mendjes mjafton që të krijosh imazhin e një ‘të sëmuri’ që shkon të gjejë ‘shpëtim’ për shqetësimet para një autoriteti ku duhet të dorëzohesh. ‘Të vërtetat mbi jetën time janë të miat. E di që jeta që bëj është e frikshme edhe për mua kur zgjohem dhe ndjej dhimbjet, pra nuk di a dua të përballem me atë që më frikëson e më kujton njeriun të cilit unë dua t’i shmangem. E si më shërben mua psikoterapia, atëherë?’ Nga ana tjetër, ka edhe nga ata të cilët dorëzojnë përgjegjësitë e tyre tek psikoterapisti ‘Këto janë shqetësimet e mia. Tani ju e dini se c’duhet të bëj që unë të shërohem plotësisht. Ndaj kam ardhur këtu.’ Plotësisht e sinqertë kjo kërkesë ‘më ndihmo të gjej shërim, por pa më ndryshuar’. Ndryshimi që duam është eliminimi i shqetësimeve dhe simptomave torturuese, por nuk besojmë kurrë që ndryshimi vjen vetëm nga ne dhe nga askush tjetër, as nga psikoterapisti. Jemi mësuar të orientojmë dhe kufizojmë veten, dëshirat dhe zgjedhjet tona nisur nga të tjerët që në mënyrë të pavetëdijshme refuzojmë t’ua c’bëjm rëndësinë, përndryshe do të rrezikonim të mbeteshim vetëm, dhe ne nuk dimë sesi mund të jetë të rrish vetëm sepse nuk e njohim atë.

Gjatë një procesi psikoterapeutik prej 2 vjetësh, dikush u shpreh ‘Nuk e kisha menduar ndonjherë që do të arrija të kisha këtë kapacitet që kam sot për të kuptuar veten…’

Analytic Group Experience Weekend

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Fusce scelerisque iaculis libero, ac pellentesque mi fermentum vitae. Donec ipsum tellus, dapibus at blandit sed, iaculis quis est. Maecenas luctus facilisis lacus, et aliquet arcu cursus vitae. Nulla dolor erat, iaculis in gravida quis, pellentesque sed tortor. Aliquam varius euismod orci venenatis tincidunt. Interdum et malesuada fames ac ante ipsum primis in faucibus. Duis vel pharetra metus, ut pretium mi. Continue Reading

Pavetedija Sociale dhe Shoqeria e Traumatizuar

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Fusce scelerisque iaculis libero, ac pellentesque mi fermentum vitae. Donec ipsum tellus, dapibus at blandit sed, iaculis quis est. Maecenas luctus facilisis lacus, et aliquet arcu cursus vitae. Nulla dolor erat, iaculis in gravida quis, pellentesque sed tortor. Aliquam varius euismod orci venenatis tincidunt. Interdum et malesuada fames ac ante ipsum primis in faucibus. Duis vel pharetra metus, ut pretium mi. Continue Reading