Për herë tē parë në Shqipëri, u zhvillua eksperienca e grupit Shadow, një event grupanalitik ndërkombëtar që mblodhi në Tiranë 57 pjesëmarrës. Shadow u organizua në datat 20-22 Shtator 2019 prej bashkëpunimit të shoqatës “Analize e Grupit në Shqipëri” (AGSH) dhe grupit iniciator të kësaj eksperience Mike Tait dhe Teresa Von Sommaruga Howard. Kjo eksperiencë, e re në llojin e saj evidenton grupin pa drejtues (lider), ku pjesëmarrësit gradualisht gjejnë hapësirën për të orientuar veten dhe dinamikat e grupit, duke braktisur “the shadow” (hijen) e cila kufizon dhe paralizon aftësitë dhe potencialin personal.