Ermira Hila

Email: ermira.hila@yahoo.it

Modaliteti: Grup analizë/Psikoterapi psikoanalitike/psikodinamike

Gjuha: Shqip/Italisht/Anglisht

 

Ermira Hila ka studiuar “Psikologji Shëndeti” në Fakultetin e Psikologjisë pranë Universitetit “Sapienza” të Romës. Si psikologe shkollore ka një eksperiencë disavjeçare duke punuar me moshën e adoleshencës në kontekstin e shkollave të mesme. Gjithashtu ajo është kualifikuar si psikologe ligjore dhe ka ofruar shërbim për shumë vite si eksperte pranë gjykatave të Lezhës dhe të Kurbinit. Për rreth 4 vjet ka punuar si psikologe në shoqatën “Papa Gjon Pali XXIII”, pranë shtëpive-familje të saj duke ofruar vlerësim dhe mbështetje psikologjike kryesisht për moshën zhvillimore në kushte traumatike. Gjithashtu ka formuar grupin e parë eksperiencial në kontekstin shqiptar në rolin e facilitueses së grupit nën supervizim, që prej marsit 2018. Aktualisht është në përfundim të kualifikimit psikanalitik të ofruar nga Universiteti Sigmund Freuds i Vjenës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Psikoterapisë dhe ofron shërbim si psikoterapiste psikoanalitike, nën supervizim pranë klinikës private.

Në fakultetin e Psikologjisë, pranë Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër, ka lektuar Psikometri, gjithashtu ka lektruar edhe pranë universitetit ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Tiranë.

Anëtarë themeluese e Analizës së Grupit në Shqipërisë që në 2016, ka mbajtur rolin e sekretares së përgjithshme dhe të koordinatores së anëtarësisë pranë kësaj shoqate. Gjithashtu është anëtare e Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë.