Që prej vitit 2015, Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike në bashkëpunim me Robert Harris, analist grupi, Instituti i Analizës së Grupit në Mbretërinë e Bashkuar, kanë organizuar disa aktivitete me qëllim prezantimin e analizës së grupit në Shqipëri si një modalitet i ri trajtimi në grup i problemeve të shëndetit mendor.

Eksperiencat  grup-analitike për komunitetin

Eksperiencat grup-analitike janë takime në grup të cilat zhvillohen 1 herë në muaj pranë Qendrës Ten. Gjatë periudhës pas tërmetit, grupet u zhvendosën në Qendrën Tulla, ndërsa gjatë periudhës së pandemisë covid-19, grupet tona u ofruan nëpërmjet platformës zoom.

Grupet eksperienciale janë grupe të hapura, ku pjesëmarrësit mund të rezervojnë vendin e tyre të paktën 1 ditë para takimit. Qëllimi i këtyre grupeve është të krijojë një hapësirë të re të të menduarit dhe reflektuarit për vehten duke qenë pjesë e një grupi.

Fillimisht, ideja për këtë aktivitet erdhi prej një ftese për bashkëpunim të shoqatës Analiza e Grupit në Shqipëri me Qendrën Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike nga Instituti i Shëndetit Publik për të organizuar një bisedë rreth problemeve dhe abuzimit me drogat në ditën botërore të shendetit mendor.

Për t’u regjistruar, na kontaktoni në info@groupanalysisalbania.org


Eksperienca grupanalitike Shadow, Tirane

Studentët e psikologjisë së Universitetit të New York-ut në Tiranë dhe lektorja Rosella Traversa takohen me Robert Harris për të folur mbi psikoterapinë grupanalitike. 4 Shkurt 2019

Shkolla e pestë verore në Analizën e Grupit, e organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare Grup Analitike (GASI): Rijeka, Kroaci, “Toleranca: Streha e Diversiteteve”, 24-28 Korrik 2019

Shkolla e katërt Verore në Analizën e Grupit, e organizuar nga Shoqëria Ndërkombëtare Grup Analitike (GASI): Ljubljanë, Slloveni, “Ndërmjet brezave”, 18-22 Korrik 2018.

Eksperienca grupanalitike Shadow, 26-28 Tetor 2018 Munich, Gjermani

“Sfida e Traumave Sociale – botët e brendshme të realiteteve te jashtme” – Konferencë organizuar nga EFPP, 10 -13 Maj, 2018, Beograd, Serbi.

Takim me Earl Hopper


Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme, 25 Prill 2018

Një seminar mbi Analizën e Grupit për të modalitetin e psikoterapisë në grup në Shqipëri, me pjesëmarrjen e studentëve të psikologjisë, në Universitetin e New York, Tiranë, më 17 Janar 2018.

Referuar nga Olta Tuholi dhe Arilda Dushaj


Klubi ynë i leximit

“Vizione mbi supervizionin në Trajnimin Grupanalitik” – Ditët e studimit EGATIN, 21 -23 Prill 2017, Spitali Psikiatrik Universitar Vrapče, Zagreb, Kroaci, www.egatin.net

“Ndërmjet Misionit dhe Profesionit – Vlerat që percjellim në trajnimet grupanalitike” – Ditët e studimit, EGATIN, Bliblioteka e Universitetit të Varshavës, 26 -28 Prill, 2019, Poloni, www.egatin.net


 


Të flasim për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogave

Me rastin e Ditës Botërore të Shendetit Mendor, 10 Tetor 2017, Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike, Shoqata ‘Analiza e Grupit në Shqipëri” në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, organizuan një aktivitet ndërgjegjësues mbi shëndetin mendor dhe përdorimin e substancave. Mungesa e të dhënave mbi prevalencën e problemeve të shëndetit mendor në Shqipëri, ndjenjat e turpit dhe të fajit rrënjosur në shoqërinë shqiptare, e bëjnë të vështirë kuptimin e vuajtjes lidhur me shëndetin mendor.

Ky event mblodhi në një bisedë profesionistë, nxënës, studentë, prindër, lektorë për të nxitur komunikimin për cështje të cilat nuk fliten lehtësisht.

Rreth 70 pjesëmarrës ishin të pranishëm. Sipas tyre, tema ishte kritike por diskutimi shume i vlefshëm.

 


Maj 2017 – Leksion i hapur “Psikoterapia dhe parandalimi i problemeve të shëndetit mendor”, aktivitet i realizuar në kuadër të muajit të shendetit mendor në bashkëpunim me Departamentin e Punës dhe Politikave Sociale prane Universitetit të Tiranes.


Janar 2016 – Seminar mbi “Traumën Sociale” nga Robert Harris, analist grupi, IGA Londër, pranë Qendrës Kulturore Tulla


Prill 2016 – Bisedë mbi psikoterapinë në grup me Erald Bekteshin, psikiatër, Psikoterapist UKCP.

Nëntor 2016 – Analiza e grupit në Shqipëri prezanton programin 5 vjecar të kualifikimit në analizën e grupit

Prill 2015 – Fundjava prezantuese mbi analizën e grupit në Shqipëri

Nëntor 2015 – Bisedë me temën “Pavetëdija Sociale dhe Shoqëria e Traumatizuar”, nga Robert Harris, analist grupi, IGA, Londër, pranë Qendrës Kulturore Tulla.