“Prej gati dy vitesh më është dhënë mundësia që të njihem nga afër me efektet dhe ndikimin që familja, shoqëria, e shkuara dhe e tashmja si dhe kultura jonë e përbashkët, kanë lënë “gjurmë” në personalitetin tim. Njohja e vetes dhe tjetrit nëpërmjet terapisë në grup është një praktikë e domosdoshme drejt vendosjes së një balance të mirë psikofiziologjike, përmirësimin e marrëdhënieve më të tjerët dhe veten, si dhe integrimit në shoqëri. Ndihem e privilegjuar që më jepet mundësia të thelloj njohuritë e mia dhe aftësitë klinike duke marrë pjesë në Kursin Bazë në Analizën e Grupit, nën supervizimin dhe drejtimin e Bob Harries dhe Val Parker të Institutit të Analizës së Grupit në Mbretërinë e Bashkuar.”