Dr. Anxhela Gramo

Email: anxhela.gramo@acpps.org

Modaliteti: Psikoterapi Psikanalitike/Psikodinamike/Grup Analizë

Gjuha: Shqip/Anglisht/Italisht

 

Dr. Gramo ka një eksperiencë të gjatë akademike dhe profesionale në fushēn e shëndetit mendor.
Ajo ofron psikoterapi individuale, në çift dhe psikoterapi psikanalitike në grup, si dhe supervizim
për profesionistët e shëndetit mendor. Që prej vitit 2003, Dr. Gramo ofron psikoterapi
psikanalitike të supervizuar.
Pas përfundimit të studimeve master në psikologji këshillimi në SHBA, Anxhela kreu studimet e
doktoraturës pranë Universitetit Sigmund Freud, në Vjenë, Austri. Ajo mban Certifikatën
Europiane të Psikoterapisë http://www.europsyche.org/ecp. Gjithashtu, Dr. Gramo është analiste
e studentëve në trajnim në programin e formimit të psikoterapistëve psikanalitike në
Shqipëri. Ajo është kualifikuar si psikoterapiste (analiste) grupi nga Instituti i
Analizës së Grupit në Mbretërinë e Bashkuar. 
Dr. Gramo ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Aktualisht, ajo është titullare e lëndës së
çrregullimeve të shëndetit mendor pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave
Sociale. Për pesë vite, ka drejtuar programin e psikologjisë pranë Universitetit të New York-ut në
Tiranë.
Dr. Gramo ka qenë kryetare e Shoqatës Shqiptare për Analizën e Grupit nga 2015-2023. Prej
vitit 2014, ajo është angazhuar dhe ka kontribuar në prezantimin dhe zhvillimin e analizës së
grupit në Shqipëri. Aktualisht, është anëtare e Shoqërisë Ndërkombëtare Grup Analitike (GASI),
Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Dr. Gramo është anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë (ShShP). Ajo ka qenë nën-
kryetare e kësaj shoqate.