Arela Çarku
Email: arela-carku@hotmail.it
Modaliteti: Grup analizë
Gjuha: Shqip/ Anglisht/ Italisht
Arela Çarku ka përfunduar studimet master në Psikologji Klinike në Universitetin e Tiranës dhe specializimin për Psikoanalizë Grupi në Institutin e Grupanalizës, Londër. Me përvojë disa vjecare në fushën e mësimdhënies në psikologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Universitetit të New Yorkut.
Ushtron profesionin e saj pranë praktikës private klinike, po ashtu edhe pranë organizatave të cilat ofrojnë shërbime të integrimit psiko-social. Zotëron përvojë pune me viktimat e trafikimit dhe me traumat komplekse. Si rrjedhojë, fushat e ekspertizës që trajton në praktikën klinikë janë në trajtimin e çrregullimit të stresit post-traumatik, traumave komplekse, ankthit, depresionit, çrregullimeve obsesive-kompulsive, si dhe shqetësime psikologjike të lidhura me çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual. Ofron terapi individuale dhe në grup, dhe punon me moshën e rritur të hershme dhe të vonë.
Arela është kualifikuar në vitin 2024 si psikoterapiste grupi (qasja analitike), akredituar nga Instituti i Analizës së Grupit, Mbretëria e Bashkuar. Është anëtare e Shoqatës së Grup Analizës në Shqipëri, anëtare e GASi – Shoqërisë Ndërkombëtare Grup-Analitike, si dhe e programit Europian për Mirëqënien psikologjike dhe emocionale të punojësve (EAP_Comprehensive Employee Support Program).