Pse të anëtarësohem?

Shoqata “Analiza e Grupit në Shqipëri” ka për qëllim të ftojë dhe afrojë individët që kanë interes personal dhe profesional në psikoterapinë grupanalitike.
• Grupet analitike eksperienciale janë një mundësi e mirë për të kuptuar veten në grup, dhe sesi grupet ndikojnë në sjelljen dhe perceptimet individuale.
• Shoqata ofron fundjava prezantuese në analizën e grupit të cilat konsistojnë në eksperienca grupi dhe seminare mbi psikoterapinë grupanalitike. Anëtarët e shoqatës përfitojnë një zbritje nëse dëshirojnë të regjistrohen në keto module.
• Anëtarët e AGSh-së përfitojnë lehtësira për pjesëmarrjen në aktivitete të tjera të shoqatës.

Kush mund të anëtarësohet?
• Ata të cilët kanë ndjekur modulet tona grupanalitike.
• Ata të cilët janë të regjistruar në programin e kualifikimit të analizën e grupit.
• Ata të cilët aplikojnë metoda të punës me grupe pavarësisht qasjes psikoterapeutike.
• Studentët mbi moshën 20 vjeç të cilët shprehin interes në analizën e grupit pavarësisht fushave të studimit.
• Organizatat të cilat ndajnë të njëjtat qëllime dhe standarte etike me shoqatën tonë.

Llojet e anëtarësisë
Anëtarë me të drejta të plota
• Ata të cilët janë në proces kualifikimi në analizën e grupi
• Ata të cilët janë në proces formimi apo kanë perfunduar kualifikimin si analist grupi jashtë Shqipërisë.

Anëtarë me të drejta të pjesshme
• Ata të cilë kanë ndërprerë kualifikimin në analizën e grupit për një periudhë 1 vjeçare.
• Individë dhe studentë të cilët vijnë prej fushave të ndryshme të studimit, por shfaqin interes në disiplinën dhe praktikën e psikoterapisë grupanalitike.

Si mund të aplikoj?

Pasi të keni dërguar me email një letër motivimi në info@groupanalysisalbania.org, do t’ju kontaktojmë për të plotësuar formularin e aplikimit.