Me kënaqësi ju ftojmë në programin kualifikues të analizës së grupit në Shqipëri.
Programi i kualifikimit në analizën e grupit është i akredituar nga Instituti i Analizës së Grupit në Britaninë e Madhe. Ky kualifikim mundësohet nga shoqata “Analiza e Grupit në Shqipëri” në bashkëpunim me Institutin e Analizës së Grupit, Britania e Madhe. Programi është ekuivalent me të njëjtin program që ofrohet në Britaninë e Madhe.
Analiza e grupit është një trajtim psikologjik i individit, i cili vendos vetë grupin në qendër të trajtimit psikoterapeutik.
Ky proçes kërkon vëmendje të veçantë nga psikoterapisti i analizës së grupit. Programi ynë i trajnimit është i detajuar dhe intesiv dhe do t’ju mundësojë të zhvilloheni si një praktikant i kualifikuar, i aftë për të punuar me lloje të ndryshme vështirësish psikologjike, si dhe të jeni pjesë e komunitetit ndërkombëtar në rritje të analistëve të grupit.
Trajnimi është i ndarë në tre faza. Të gjitha fazat janë të drejtuara nga analistë me eksperiencë dhe të kualifikuar nga Insituti i Analizës së Grupit, Britania e Madhe.
1. Kursi fillestar konsiston në një modul prezantues me analizën e grupit. Ai synon dhënien e një eksperience rreth metodës së analizës së grupit, por përfshin edhe një seminar rreth historikut dhe teorisë së analizës së grupit.
2. Kursi baze i Analizës së Grupit përbëhet nga pesë module/ blloqe fundjavash të shtrira në një periudhë një vjeçare. Pjesëmarrja në këtë kurs është e detyrueshme për studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e fazës pasardhëse të kualifikimit. Ekperienca e fituar gjatë këtij viti do të jetë veçanërisht e dobishme për studentët duke iu ofruar mundësi të shohin më në thellësi dhe në një kuptim më të gjerë se si funksionojnë grupet.
3. Kursi kualifikues i Analizës së Grupit shtrihet në një periudhë katër vjeçare, ku secili vit përbëhet nga pesë module/ blloqe fundjavash. Ky kurs, i akredituar dhe i monitoruar nga Instituti i Analizës së Grupit, konsiderohet një program edukimi në nivel Master. Programi synon t’ju japë studentëve mundësinë për t’u praktikuar si analist i kualifikuar dhe i akredituar grupi. Ai konsiston në një eksperiencë intensive personale në analizë grupi, praktikë të supervizuar, dhe studim teorik intensiv. Drejt fundit të kursit, do t’ju kërkohet të dorëzoni dy shkrime akademike, një klinike dhe një teorike të cilat do të vlerësohen nga paneli i këshillit të kurseve ndërkombëtare pranë Institutit të Analizës së Grupit në Britaninë e Madhe.
Në përfundim të programit kualifikues, do të njiheni si Analist Grupi i kualifikuar nga IGA, Britania e Madhe, dhe i aftë për të drejtuar grupet tuaja të psikoterapisë. Gjithashtu, mbas një eksperience të mëtejshme praktike do të merrni pjesë në trajnime dhe supervizione grup analitike bashkë me psikoterapistë të tjere vendas dhe huaj.
Jeni të mirëpritur të na kontaktoni për çdo informacion të mëtejshëm rreth programit tonë të kualifikimit.
Robert Harris
Anëtar i Institutit të Analizës së Grupit, Britania e Madhe
Drejtues programi, Shoqata për Analizën e Grupit në Shqipëri