Ermira Hila

Viti i lindjes: 1975

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kulla nr. 1, Kati i parë, Tiranë, 1001

Tel: +355 67 20 86 916 | email: ermirahila@gmail.com

Modaliteti: Grup analizë/ Psikoterapi psikoanalitike/ psikodinamike

Gjuha: Shqip/Italisht/Anglisht

Ermira Hila ka studiuar “Psikologji Shëndeti” në Fakultetin e Psikologjisë pranë Universitetit “Sapienza” të Romës. Në vitin 2021, është kualifikuar si psikanaliste pranë Universitetit “Sigmund Freud” të Vjenës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Psikoterapisë. Në vitin 2024 është kualifikuar si psikoterapiste grupi  e akredituar nga Instituti i Grup-Analizës, Londër.  

Si psikologe shkollore ka një eksperiencë shumëvjeçare pune me të gjitha moshat e sistemit arsimor parauniversitar, sidomos me atë të adoleshencës. Gjithashtu ajo është kualifikuar si psikologe ligjore dhe ka ofruar shërbim për shumë vite si eksperte pranë gjykatave të Lezhës dhe të Kurbinit që nga viti 2008. Për rreth 4 vjet ka punuar si psikologe pranë shtëpive-familje, duke ofruar vlerësim dhe mbështetje psikologjike kryesisht për moshën zhvillimore në kushte traumatike.

Ajo ka formuar grupin e parë psikoterapeutik në kontekstin shqiptar në rolin e analistes së grupit nën supervizim që prej marsit 2018. Që nga viti 2022 punon me grupe psikoterapeutike brenda disa konteksteve si ai arsimor, penitenciar dhe klinik, duke ofruar terapi grupi për adoleshentë në shkolla, për gratë që vuajnë dënim penal dhe për gratë me mase sigurie shëndetësore pranë Institucionit të Veçantë Shëndetësor të Burgjeve, gjithashtu dhe pranë klinikës së saj private.

Që prej vitit 2018 ushtron praktikën e saj si psikoterapiste me të rritur dhe adoleshentë si dhe ka eskperiencë në fushën supervizimit individual me punonjës të shërbimeve të shëndetit mendor.

Në fakultetin e Psikologjisë, pranë Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër si dhe pranë universitetit ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Tiranë, ka kontribuar si pedagoge e jashtme e lëndës “Psikometri”.

Anëtarë themeluese e Analizës së Grupit në Shqipërisë që në 2015, ka mbajtur rolin e sekretares së përgjithshme dhe të koordinatores së anëtarësisë pranë kësaj shoqate. Gjithashtu është anëtare e Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë.