Flutura Emiri
Tel: +355 69 25 61540
Email: fluturaemiri2@gmail.com
Modaliteti: Analiste grupi nën supervizim – Psikoterapi grupi/ Psikologe Shkollore /Këshilluese individuale
Gjuha: Shqip, Anglisht, Italisht
Flutura ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Më pas, ka kryer Master Profesional në Këshillim Psikologjik dhe Master Shkencor në Psikologji Shkollore, pranë Universitetit të Shkencave Sociale, Tiranë.
Ajo është analiste grupi nën Supervizim, kualifikim i çertifikuar nga Instituti i Analizës së Grupit, Mbretëri e Bashkuar.
Flutura aktualisht punon privatisht në klinikën e saj në Tiranë, si psikologe këshillimi për individë dhe si terapiste grupi me qasje grup-analitike.
Ajo punon gjithashtu dhe si psikologe shkolle dhe këshilluese individuale në shkollë të mesme, me mbi 15 vite eksperiencë.
Qëllimi i saj është të zhvillojë grupe terapeutike me të rritur. Ajo ka një botëkuptim të hapur, për fokusin e saj të punës dhe mbi çështjet që klientët dëshirojnë të trajtojnë në udhetimin e tyre teraupetik.