Irena Beqja Shtraza

Kontakt:

Tel: +355 69 20 24 505 | email: terapinegrup@gmail.com

Modaliteti: Psikoterapi grup-analitike; Psikodinamike

Gjuha: Shqip/Anglisht/Italisht/Turqisht

 

Irena është diplomuar në vitin 2002 në Këshillim Psikologjik në Universitetin e Bosforit, Stamboll, Turqi dhe në 2006 në ‘Marrëdhënie Interpersonale dhe Psikologjia e Personalitetit’, nga Departamenti i Psikologjisë Klinike të Universitetit të Padovës, Itali. Ajo ka ndjekur studime pasuniversitare në ‘Ndërhyrje Familjare dhe Vlerësim’, në Departamentin e Psikologjisë Klinike të Universitetit të Padovës. Gjatë viteve 2008-2015 ka qenë lektore e jashtme në Departamentin e Psikologjisë pranë ‘Albanian University’. Gjatë këtyre viteve ajo ka ushtruar profesionin si psikologe në praktikën e saj.  Irena është kualifikuar si psikoterapiste grupi (qasja analitike), akredituar nga Instituti i Analizës së Grupit, Mbretëria e Bashkuar dhe prej vitit 2021, ajo ushtron praktikën e saj si psikoterapiste grupi në Tiranë. 

Që nga viti 2007 ka punuar në sektorin e shoqërisë civile për çështjet e të drejtave të njeriut dhe të grave. Ajo është trajnere për çështjet e barazisë gjinore, autore e bashkëautore në hulumtime, si dhe në botime të ndryshme në lidhje me çështjet e barazisë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave, dhunën ndaj grave, trafikimin e vajzave dhe grave dhe të drejtave të fëmijëve, etj.

Ajo është anëtare themeluese e ‘Shoqatës Shqiptare të Analizës së Grupit’ dhe ka kontribuar për disa vite në këshillin drejtues të organizatës. Që prej themelimit të Analizës së Grupit në Shqipëri, ajo ka qenë bashkë-organizuese dhe bashkë-lehtësuese e grupeve me komunitetin. Ajo është anëtare aktive e GASi – Shoqëria Ndërkombëtare Grup-Analitike  (https://groupanalyticsociety.co.uk), pjesëmarrëse në grupe të ndryshme ndërkombëtare që prej 2015, si dhe ka prezantuar në seminare ndërkombëtare lidhur me psikoterapinë grup-analitike dhe aplikimin e saj në shoqërinë shqipttare. Bashkë-organizuese e facilituese e grupit ndërkombëtar mbi misogjininë e brendësuar, pranë GASi – Shoqëria Ndërkombëtare Grup-Analitike.

Prej vitit 2022, Irena është Delegate për Shqipërinë në EGATIN – Rrjeti Evropian i Institucioneve të Trajnimit në Analizën e Grupit.