Irena Shtraza

Email: ishtraza@gmail.com

Modaliteti: Grup analizë

Gjuha: Shqip/Anglisht/Italisht/Turqisht

 

Irena është diplomuar në vitin 2002 në Këshillim Psikologjik në Universitetin e Bosforit, Stamboll, Turqi dhe në 2006 në ‘Marrëdhënie Interpersonale dhe Psikologjia e Personalitetit’, nga Departamenti i Psikologjisë Klinike të Universitetit të Padovës, Itali. Ajo ka ndjekur studime pasuniversitare në ‘Ndërhyrje Familjare dhe Vlerësim’, në Departamentin e Psikologjisë Klinike të Universitetit të Padovës. Gjatë viteve 2008-2015 ka qenë lektore e jashtme në Departamentin e Psikologjisë pranë ‘Albanian University’. Gjatë këtyre viteve ajo është angazhuar si këshilluese/psikologe në praktikën e saj private.

Që nga viti 2007 ka punuar në sektorin e shoqërisë civile për çështjet e të drejtave të njeriut dhe të grave. Ajo është trajnere për çështjet e barazisë gjinore, autore e bashkëautore në hulumtime, si dhe në botime të ndryshme në lidhje me çështjet e barazisë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave, dhunën ndaj grave, trafikimin e vajzave dhe grave dhe të drejtave të fëmijëve, etj. Ajo është anëtare themeluese e ‘Shoqatës Shqiptare të Analizës së Grupit’ dhe Psikoterapiste Grupanalitike në Supervizim, nga Instituti i Analizës së Grupit në Londër.