Mirela Bregu
Modaliteti: Grup Analizë
Email:bregumgrouptherapy@gmail.com
Gjuha: Shqip, Anglisht, Italisht, Spanjisht
Mirela është Konsulente Organizative & Analiste Grupi, e specializuar në dinamikën organizative, strukturat e brendshme, fleksibilitetin dhe efikasitetin operacional që ofron ekspertizë për organizatat, ekipet e tyre dhe individët. Fokusi i konsulencës organizative është në negocimin, kohezionin e grupit, ristrukturimin organizativ dhe riinxhinierimin e procesit. Ndër shërbimet sfiduese, në të njëtën kohe “inovative” të drejtuara në mjedisin e organizatës janë “përvojat e grupit të punonjësve”. Interesat e saj qëndronin gjithashtu në funksionimin dhe dinamikën e grupit klinik. Prej vitit 2021 ofron grupe për moshën e tretë, pranë një prej Qendrave Funksionale Shumëdimensionale të Bashkisë së Tiranës. Ajo mbikëqyret nga Instituti i Analizës së Grupit (IGA), Londër.
Me mbi 25 vjet përvojë, të ndarë midis zhvillimit të biznesit, negociatave, koordinimit të ekipit dhe analizës në grup, ajo sjell një histori të suksesshme në mjedise sfiduese dhe multikulturore, me angazhime afatshkurtra dhe afatgjata. Ajo ka marrë pjesë në projekte në rajone të ndryshme si: Shqipëri, Bolivi, Bosnjë, Itali, Ukrainë, Kinë, Ishujt e Paqësorit, Gana, Uganda etj.
E përfshirë në akademi ndër vite, Universiteti i Tiranës (2004-2007), FASTIP, Universiteti Aleksander Moisiu Durrës (2017-2019).
Gjithmonë aktive në shoqëri, është përshirë shpesh në mënyrë vullnetare edhe në fusha të tjera si: Kryetare Bordi pranë Junior Achievement Albania (JAA) një organizatë jofitimprurëse, anëtare me të drejta të plota të JA–YE Europe & JA Worldwide (2006 – 2008); Anëtare themeluese e Shoqatës së Analizës së Grupit në Shqipëri (2016); Thesariste e AGSH dhe Anëtare e Komitetit Organizativ Lokal përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e të gjitha aspekteve të trajnimit të gjeneratës së parë të analistëve të grupit në vend në bashkëpunim me IGA, Londër, që nga viti 2018; Bashkëorganizatore e grupeve mujore eksperimentale të hapura të komunitetit në Tiranë, etj..