–
Niveli i parë: Fundjava prezantuese me Analizën e Grupit
Shoqata “Analiza e Grupit në Shqipëri”, (AGSH) është themeluar në Prill 2016. Që prej vitit 2016, AGSH është anëtare e Rrjetit Evropian të Instituteve të Trajnimit në Analizën e Grupit (EGATIN) Qëllimi i shoqatës “Analiza e Grupit në Shqipëri” është promovimi dhe zhvillimi i disiplinës dhe praktikës së Analizës së Grupit, si dhe kualifikimin në analizën e grupit në Shqipëri, nëpërmjet:
a. Udhëheqjes dhe koordinimit të programit të kualifikimit në Analizën e Grupit në Shqipëri.
b. Sigurimit të standardeve të kualifikimit dhe praktikës së psikoterapisë grup analitike sipas Standarteve të Rrjetit Evropian të Institucioneve të Trainimit në Analizën e Grupit (European Group Analytic Training Institutes Network – EGATIN).
Këshilli Drejtues i Shoqatës AGSH është organi drejtues i AGSH-së, dhe përbëhet nga:
Anxhela Gramo, kryetare
Olta Tuholi, nënkryetare
Ermira Hila, sekretare e përgjithshme
Arela Carku, koordinatore për anëtarësinë
Mirela Bregu, përgjegjëse për thesarin
Komisioni i Etikës
Anëtarë Nderi, AGSH
Z. Robert Harris M. Inst GA London
Zj. Sue Einhorn, M. Inst GA London, kryetare e komitetit shkencor pranë GASI (Shoqata Ndërkombëtare Grup Analitike)