Sonila Meçaj

Email: sonilamecaj@hotmail.com

Modaliteti: Grup Analizë Psikanalitike/Psikodinamik Psikanalitike

Gjuha e huaj: Shqip, Anglisht, Italisht

 

Sonila Meçaj është diplomuar në degën e Psikologjisë Klinike në vitin 2000 pranë Fakulteti të
Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Pak vite më vonë është certifikuar nga Shoqata
Europiane për Psikoterapi në modalitetin psikonalitik/psikodinamik. Vitet e fundit është
kualifikuar si analiste/terapiste grupi nga Instituti I Analizës së Grupit, Londër, UK.
Karriera e saj profesionale ka nisur në vitin 2001 si psikologe klinike në Qendrën Komunitare të
Shëndetit Mendor, nr.2, Tiranë. Ajo ka qenë vazhdimisht e përfshirë në projekte të ndryshme të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Shqipëri për zhvillimim e shërbimeve të shëndetit
mendor në Shqipëri. Vazhdon të jetë e angazhuar si trajnere në trajnime të ndryshme për
profesionistët e shëndetësie dhe shëndetit mendor. Gjithashtu ka punuar si pedagoge e
jashtme pranë Departamentit të Psikologjisë dhe atij të Punës Sociale, (FSHS) ku kontributi i saj
ka qenë kryesisht në lëndën e Psikoterpisë.

Që prej vitit 2004 ushtron praktikën e saj si psikoterapiste kryesisht me të rinj dhe të rritur në
Qendrën e Psikoterapisë “Analitica” në Tiranë. Prej vitit 2021 ushtron gjithashtu praktikën si
terapiste grupi.
Ka një përvojë të gjatë në fushën e supervizimit individual dhe në grup me punonjës të
shërbimeve të shëndetit mendor dhe kujdesit psikosocial.
Është anëtare e Shoqatës së Analizës së Grupit në Shqipëri, anëtare e Group Analytic Society
International si dhe anëtare themeluese e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë.