Zj. Sue Einhorn,
BA (Hons), CQSW, Memb. IGA, UKCP, anëtare e GANLondër

Sue ka punuar si agjente letrare, me të rinjtë, në komunitet dhe si lektore me eksperiencë në disiplinën e Punës Sociale. Eksperienca klinike e Zj. Einhorn përfshin punën e saj në Qendrën Terapeutike për Gratë si dhe në Fondacionin Mjekësor për Kujdesin ndaj Viktimave të Torturës (MFVT). Aktualisht, Zj. Einhorn është pjesë e analistëve të grupit – trajnerë pranë Institutit të Analizës së Grupit, Londër. Sue ka praktikën e saj private klinike.
Zj. Einhorn ka drejtuar kualifikimin e analistëve të grupit ne St. Petersburg. Ajo vazhdon të supervizojë analistë grupi në Rusi dhe Norvegji. Për 6 vite, Zj. Einhorn ka qenë kryetare e komitetit shkencor pranë GASI.
Sue është anëtare e GANLondër . Pjesën më të madhe të kohës është e angazhuar me mësimdhënien, dhe shkruan herë pas here.