Tea Maneku

Email: teamaneku@gmail.com

Modaliteti: Psikanalizë/ Psikoterapi psikanalitike / Grup- Analizë

Gjuha: Albanian, English, Italian, German

Tea Maneku ka mbaruar bachelorin në Psikologji në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Shkencave Sociale në 2012 – 2015. Më pas është shpërngulur në Vienë, Austri ku ka përfunduar studimet bachelor edhe master në Shkencë të Psikoterapisë tek Universiteti Sigmund Freud, Vienë me specializim në Psikoanalizë. Që prej 2015 Tea jeton edhe ushtron profesionin e saj si psikoterapiste psikoanalitike ne Viene.

Gjithashtu ka kryer trajnimin e analizës së grupit të akredituar nga IGA, (Instituti i Analizës së Grupit, Londër). Tea dëshiron te jetë e angazhuar ne zhvillimin e fushës së psikoterapisë në Shqipëri edhe mundohet në mënyre aktive të kontribuoje në zgjerimin edhe konsolidimin e analizës së grupit në mënyrë që kjo e fundit të ofrojë shërbime sa më cilësore të shëndetit mendor.

Pasioni i saj për modalitetin e Psikoanalizës dhe kombinimi i kësaj të fundit me analizën e grupit janë për të një mjet shumë i fuqishëm për të adresuar probleme të shëndetit mendor, si në terapi individuale ashtu edhe në grup. Ajo punon si terapiste me kohë te plote me individe, grupe edhe në çift.