Sonila Meçaj

Email: sonilamecaj@hotmail.com

Modaliteti: Psikoterapi Psikanalitike/Psikodinamike/ Grup Analizë

Gjuha e huaj: Shqip, Anglisht, Frëngjisht, Italisht

 

Është diplomuar në degën e Psikologjisë Klinike në vitin 2000 pranë Fakulteti të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2007 është çertifikuar nga Shoqata Europiane për Psikoterapi në modalitetin psikoanalitik/psikodinamik. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet master në ‘Drejtim dhe menaxhim i institucioneve shëndetësore’.

Prej 7 vitesh ka punuar si psikologe klinike në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor, nr.2, Tiranë dhe ka qenë e përfshirë në projekte të ndryshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Shqipëri për zhvillimim e shërbimeve të shëndetit mendor në Shqipëri. Gjithashtu ka punuar si pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Psikologjisë dhe atij të Punës Sociale, (FSHS) ku kontributi i saj ka qenë kryesisht në lëndën “Hyrje në psikoterapi”.

Që prej vitit 2004 ushtron praktikën e saj si psikoterapiste me të rritur dhe adoleshentë në Qendrën e Psikoterapisë “Analitica” në Tiranë. Ka gjithashtu përvojë në fushën e supervizimit individual dhe në grup me punonjës të shërbimeve të shëndetit mendor dhe kujdesit psikosocial.

Është anëtare e Shoqatës së Analizës së Grupit në Shqipëri; anëtare e Group Analytic Society International; Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë; anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.