Gjatë një dekadë e gjysëm eksperience me komunitetin e prindërve dhe përvojës këshilluese në grup me ta, si specialiste e shëndetit mendor identifikoj një prindërim të pasigurt sidomos gjatë tre viteve të para. Kjo pasiguri vjen si pasojë e modelit natyral të familjes origjinë apo e grupit social ku prindërit socializohen?
Trysnia e familjes origjinë dhe roli i tyre tek çifti i ri ndikon në prindërim sidomos gjatë fillimeve të tij. Dyzimi midis asaj çfarë është trasmetuar e mësuar nga familja, përkundrejt asaj që kultivohet nga mjedisi social janë të dy faktorët, që ndikojnë në një prindërim të sigurt ose jo.
Cilët prindër imitojmë, familjen apo modelin e komunitetit të prindërve, ku ndërveprojmë? A ekziston një pikë takimi midis këtyre dy faktorëve, apo gërshetim të tyre?
Cili predominon sot në shqërinë tonë? Modeli i mësuar nga familja apo ai i nxitur nga komuniteti ku ata socializohen e imitojnë eksperiencat e njëri tjetrit?
E pamundur për ti kthyer një përgjigje, por një gjë është e sigurt duke u përpjekur për të kuptuar jo për të interpretuar le të ndajmë disa nga këto mendime që ata vet shprehin.
Gjatë ndarjeve të mendimeve në grup me prindërit e rinj, ata në këto grupe rezistojnë por edhe shprehin supozimet të tipit prindërimi i duhur duhet të:
a) Të njohim dhe respektojmë rolin që familja me origjinën e saj trasmeton.Të ndryshojmë rrënjësisht rregullat e një disipline të pasukseshme si ndëshkimi fizik për fëmijët tanë.
b) Të vlerësojmë njëri tjetrin dhe rolin në grupin e vogël të secilit prej nesh dhe si prindër të rinj të ndajmë eksperiencat negative, në grupin ku aderojmë.
c) Të mos kemi frikë të gërshetojmë modelin familjar dhe korigjimin e pasurimin natyral të tij, me element të psiko edukimit gjatë fëmijërisë së hershme.
d) Ti kushtojmë më shumë kohë fëmijës duke u bërë aktorë i lojës dhe shfaqjes së aftësive të reja të tij.
e) Të nis prindërimi duke u ndërgjegjësuar se informimi psiko-social gjatë viteve të para është hapi i parë i suksesit.
f) Të diskutojmë dhe debatojmë brënda familjes se, divergjencat midis brezave në prindërim do të ekzistojnë gjithmonë pasi janë tregues të një shoqërie në zhvillim.
g) Të kuptojmë dhe vlerësojmë rolin e gjithë se cilit në familje duke repektuar rolin social të se cilit prej tyre.
h) Të kuptojmë se prindërimi është proces i pandalshëm dhe nuk ka metër që shënon fundin e suksesit, por përpjekja e vazhdueshme për një mirrëritje sa më të mirë.
Duke u bazuar në thëniet e mësipërme guxoj të dal në përfundimin se:Prindërimi është një model origjine i pashmangshëm i cili mësohet, kultivohet, pasurohet në një mjedis social i cili zhvillon ose jo dijen psikosociale për fëmijërinë e hershme.
Prindërim i pasigurt model i imituar apo i mësuar?
Prindërimi në shoqërinë tonë është një proces i brendësuar, edukuar nga eksperienca familjare dhe i individualizuar dhe mësuar çdo dite nga modeli ynë social. Përvoja e gjatë e prindërve tanë në përkujdesjen fizike e ndërthurrur me njohuritë psiko sociale të munguara ose të nënvlerësuara ndër vite.
Prindërim më i sigurt do të thotë: Brëndësimi i kësaj përvoje me përkujdesjen jo vetëm fizike të fëmijës por edhe me pasurimin e njohurive mbi zhvillimit mendor të tij. Prindërimi i sigurt ndihmon zhvillimin psikologjik dhe social të fëmijës.
Duke identifikuar aftësive sociale dhe inkurajon një sjellje e proces të mësuari në përputhje me nivelin e zhvillimit njohës të tij.
Englantina Mersini
Psikoterapiste